Connect with us

Rajon

Media gjermane sulmon Vuçiç

“Në Ballkan, veçanërisht në Serbi, Bashkimi Evropian po përplaset me ndikimin e Rusisë, Kinës dhe Turqisë” – Kështu shkruan gazeta ekonomike gjermane ‘Handelsblat’.

Duke numëruar shembuj të luftës për epërsi në një rajon gjeopolitikisht të rëndësishëm, gazeta shkruan se Rusia dëshiron ta mbajë Ballkanin Perëndimor larg Bashkimit Evropian, partnerit dhe investitorit më të madh ekonomik, si dhe të parandalojë zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, raporton Deutsche Welle.

Sipas medias gjermane, Vuçiç, i cili kontrollon stacionet televizive kombëtare dhe gazetat më të mëdha tabloide në vend, është një mjeshtër i propagandas dhe luan me profesionalizëm me ndjenjën pro-ruse të serbëve.

Duke komentuar investimet kineze në Serbi, gazeta citon fjalët e Jakov Devçiç, drejtor i zyrës së Fondacionit “Konrad Adenauer” në Beograd.

“Ne evropianët duam të bëjmë gjithmonë gjithçka sipas standardeve më të larta”. Vende si Rusia, Kina dhe Turqia janë më pragmatike. Ata kanë sisteme të ndryshme të qeverisjes që u mundësojnë të veprojnë më shpejt pa procese të gjata burokratike”

Advertisement