Politike
Media greke për zgjedhjet në Shqipëri: Rama fitore dërrmuese, Berisha pretendon parregullsi

Greqia ka raportuar pak lidhur me procesin tonë zgjedhor, teksa shkruan se Partia Socialiste ndodhet në avantazh, për t’u ndjekur në vend të dytë nga Partia Demokratike.
Media greke To Vima, shkruan se Rama mbetet favoriti për të fituar, “i forcuar pjesërisht nga një rrjet i fortë që ndërtoi gjatë më shumë se 12 viteve të tij në pushtet, por edhe nga një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe imazhit të tij kryesisht popullor jashtë vendit, Edi Rama nuk është përballur me probleme”, siç shprehet gazeta.
Duke theksuar premtimin e Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, media fqinje cilëson se e gjithë kjo tregon popullaritetin e Ramës pas një mandati të tretë të trazuar, nga ku u shënuan akuza për shtypje të opozitës dhe një sërë skandalesh korrupsioni.
Sakaq për fjalimet e Berishës, To Vima rishkruan se cilat janë akuzat e kryedemokratit ndaj qeverisë socialiste dhe masat që do ndërmerrte nëse arrin të fitojë këto zgjedhje.
“Nga ana tjetër, kundërshtari i Ramës, Sali Berisha, foli për ‘banda të cilat, me urdhër të Edi Ramës, mund të ndikojnë në rezultat’ dhe deklaroi se ‘asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet nën presion. Unë u garantoj të gjitha bandave se qeveria e Aleancës për një Shqipëri Madheshtore do t’i shpallë këto grupe terroriste dhe ato do të marrin dënimet maksimale si të tilla. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur me vendosmëri’, tha ndër të tjera Berisha, i cili kur u pyet nëse do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve theksoi: ‘Të gjitha treguesit tregojnë një dominim të qartë elektoral të aleancës sonë. Të gjitha treguesit’”, shkruan media greke.

