Politike
Mediat greke entuziaste: Mungesa e Ramës në darkën e liderëve ishte fitore e Athinës
Për mediat greke, mungesa e kryeministrit shqiptar Edi Rama në darkën e organizuar mbrëmjen e djeshme nga Kyriakos Mitsotakis, ku morën pjesë të gjithë liderët e tjerë te Ballkanit, është një fitore e Athinës zyrtare.
Gazeta greke Kathimerini shkruan se darka informale në kryeqytetin helen ishte mënyra më e mirë që Greqia përdori për t’i treguar Ramës se i kaloi kufijtë me çështjen Beleri.
Mediat në Athinë raportojnë për 3 fitore të rëndësishme nga ky event. Fitorja e parë, sipas Kathimerinit, është që Greqia konfirmon rolin e saj si shtet lider në rajonin e Ballkanit.
Dhe qëllimi i dytë i arritur sipas gazetës më të madhe greke është mesazhi i rëndësishëm i mosftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në darkë.
“Mesazhi nuk i drejtohej vetëm Tiranës, por shkoi në të gjitha drejtimet dhe konfirmon se Greqia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje që cenon interesat e saj ose që nuk është në përputhje me standardet europiane. Qëndrimi i Athinës ka qenë prej kohësh i qartë se qeveria shqiptare ka tejkaluar kufirin me çështjen Beleri”, theksohet në artikull.