Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Mediumi serb: Vuçiç i kërkoi Orbanit të përdor veton nëse BE-ja vendos sanksione

Hungaria mund të jetë “shpëtimtarja” e vetme e Serbisë në rast se Bashkimi Evropian vendos masa ndëshkuese ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Të hënën kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, pranoi se në mënyrë informale mes vendeve anëtare të BE-së, është artikuluar mundësia e vendosjes së masave ndaj Serbisë.

Por, siç po raporton mediumi opozitar serb, Nova.rs, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimin e fundit me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ka kërkuar nga ky i fundit të reagoi nëse në rendin e ditës në Bruksel janë sanksionet e mundshme ndaj Serbisë dhe ndaj tij personalisht.

Pesë ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, Vuçiç u takua me Orban. Në margjinat e takimit lidhur me iniciativën për vendosjen e sigurisë strategjike të rajonit në fushën e energjisë, furnizimit me ujë, industrisë ushqimore dhe burimeve njerëzore. Vuçiç, sipas mediumit opozitar serb, ka shfrytëzuar këtë takim për të diskutuar edhe për minimizimin e pasojave të ngjarjeve në Kosovë në fund të shtatorit.

Orban, sipas Nova, ndaj kërkesave të Vuçiç-it i është përgjigjur duke thënë se “vendi i tij nuk pajtohet me politikën e sanksioneve dhe se për këtë arsye ai me siguri do të jetë kundër një vendimi të tillë”.

Advertisement