Aktualitet
Megi Fetahu, pedagogia në Universitetin e Elbasanit që u bë ‘ura lidhëse’ mes gjyqtares dhe Çelës
Megi Fetahu, vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu duket se ka qenë një urë komunikimi mes grupit të Suel Çelës dhe nënës së saj. Kryesisht në bisedat e zbardhura në dosje, ajo komunikon me bashkëpunëtorin e Suel Çelës, Klaus Metishin.
Pjesë nga dosja:
Klaus Metishi: Dhe më tha ça duhet ti bëjmë ndonjë dhuratë se lekë nuk merr. Ti them ti marrë një apple të madh për në zyrë dhe një nga ato mek për shtëpi
Megi Fetahu: Asgjë, ça i duhet ça thua. Jo zemër mos i thuaj. Nuk bëhet fjalë se thotë ia kërku kjo. Se unë i thash do të ta blej për ditëlindje. Nuk bëhet fjalë, se mendon që kam thënë unë
Klaus Metishi insiston për një dhuratë për Pajtime Fetahun
Megi Fetahu: …jepi lek…
Klaus Metishi:…Ti jai lek?…
Megi Fetahu:… po ti po mthu ca ti blej, unë s’di qe ti duhet gjë, por do ta pys.
Megi Fetahu rezulton se është pedagoge në Universitetin e Elbasanit, në fakultetin e Ekonomisë, por pavarësisht bisedave, SPAK për të nuk ka lëshuar asnjë masë sigurie.