Connect with us

Bota

Meloni kurth gjykatave, Senati voton dekretin për emigrantët në Shqipëri

Senati Italian i dha votebesim dekretit të qeverisë së Giorgia Melonit, I cili tashmë merr fuqi të plotë ligjore. Me 99 vota pro, 65 kundër dhe një abstenim senati i dha ok dekretit të shumëpërfolur, i cili siç thotë la Reppublica kalon me disa ndryshime.

Sipas tij ka pësuar ndryshime lista e vendeve të sigurta nga të cilat Italia nuk do të pranojë emigrantë në qendrat e saj siç janë Bangladeshi, Egjipti dhe Maroku.

Njëkohësisht trajtimi gjyqësor i çështjeve të kësaj natyre që prekin emigrantët nuk do të trajtohet më nga gjykatat e specializuara në Itali por vetëm nga ato të të apelit.

Më herët kryeminsitrja italianë u shpreh e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë. Ajo tha se qeveria e saj po punon për të gjetur zgjidhje të tjera që projekti të funksionojë, pavarësisht vendimeve të gjykatave që e kanë cilësuar si paligjshëm transferimin e eimgrantëve në Gjadër.

Ndërkohë po sot pritet një vendim i Gjykatës së Lartë italiane në lidhje me dekretin, konkretisht për nocionin “vend i sigurtë”, detaji më i rëndësishëm i tij.

 

 

Advertisement