Connect with us

Bota

Meloni përgëzon Trump për qëndrimin e ashpër ndaj Putin, kërkon paqe të menjëhershme në Ukrainë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në komentet për shtypin pas takimit të saj me kancelarin austriak Christian Stocker në Palazzo Chigi foli edhe kritikat e Trump ndaj Putinit.

“Vazhdojmë të mos shohim përparim nga pala ruse: Rusia vazhdon të shënjestrojë civilët me sulme gjithnjë e më brutale, duke demonstruar se sa pak është Moska e përkushtuar për të ndërtuar paqen që të gjithë kërkojmë, pavarësisht dëshirës së administratës Trump për dialog, të cilën Putini ka vendosur të mos e përqafojë. Ne shohim një ndryshim qëndrimi nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe e mirëpresim atë” – u shpreh Meloni.

Meloni siguroi mbështetje për Ukrainën: “Nga njëra anë, ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën në mënyrë që ajo të mund të mbrohet- dhe, në të njëjtën kohë, – të rrisim presionin ndaj Rusisë. Siç e dini, Ukraina e ka pranuar vazhdimisht armëpushimin pa kushte dhe ka siguruar gatishmërinë e saj për t’u ulur në tryezën e negociatave, ndërsa ne vazhdojmë të mos shohim përparim nga ana tjetër.”

Advertisement