Connect with us

Rajon

Mendoi se kishte dhimbje barku, 13-vjeçarja lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë

Një 13-vjeçare në Greqi e cila shkoi në spital me dhimbje të forta barku, lindi një fëmijë pa ditur që ishte shtatzënë.

Të shtunën e kaluar prindërit e çuan vajzën në urgjencën e spitalit të Naxosit me dhimbje të forta barku, të cilat ia atribuuan kapsllëkut kronik. Pediatri i dha një klizmë për t’u qetësuar, siç është përshkruar në këto raste.

Mjeku pasi pa vonesën e vajzës e cila kishte shkuar në tualet, shkoi dhe e gjeti me foshnjën e lindur dhe kordonin e kërthizës së varur.

Më pas, 13-vjeçarja i është nënshtruar një radiografie për të parë nëse ka ndonjë komplikacion dhe në mungesë të mjekut gjinekolog është transferuar në spitalin e Siros, ku po trajtohet me foshnjën e saj.

Vlen të theksohet se në spitalin e Naxosit në atë kohë nuk kishte mjek radiolog, për këtë arsye e mitura nuk i është nënshtruar ekografisë përpara se të lindte në tualet.

 “Fëmija duhet të kuptojë se jeta e saj po ndryshon. Ajo është e tmerruar, por po monitorohet nga psikologët e fëmijëve. Imagjinoni një fëmijë të thotë se i dhemb barku dhe më në fund të lindë. Vajza e vogël lindi pasi shkoi në tualetin e spitalit”, tha një i afërm i 13-vjeçares.

“Jemi në shok pasi vajza e vogël kishte vizituar një pediatër gjatë shtatzënisë, por askush nuk e kishte kuptuar që ajo ishte shtatzënë”, shtoi ai më vonë.

“Kohët e fundit kishim vënë re se ajo kishte shtuar pak peshë por ia atribuonim kilogramëve të tepërt në adoleshencë”, tha i afërmi i vajzës.

Sipas medias Mega-s, e mitura u ka treguar psikologëve të fëmijës se babai i vogëlushit është një shok i klasës, por të afërmit e saj theksojnë se nuk dinë asgjë.

Advertisement