Lifestyle
Mënyrat për t’i rënë në sy ‘fiksimit’ të momentit
Shumë njerëz janë të dyzuar kur më në fund kanë gjetur dikë që i pëlqen.
1. Përqafoni ndjeshmërinë
Të shprehësh ndjesitë e tua dhe të tregohesh i lirshëm është akti më i lartë i ndjeshmërinë dhe njerëzit e duhur do ta vlerësojnë. Në vend që të hiqeni sikur s’jeni të interesuar apo të fshiheni pas turpit, përqafojeni ndjeshmërinë. Eshtë mënyra më e mirë për t’i përballuar edhe emocionet më të sikletshme.
Kujtojini vetes që ato fluturat në stomak janë një shenjë e mirë- tregojnë që je gjallë, e shëndetshme dhe gati për një dashuri të re. Psikologët thonë se një nga mënyrat më të mira për të mësuar çfarë personi tjetër po ndjen është të imagjinoni sesi do të ndiheshit ju në një situatë të tillë. Duke u treguar i ndjeshëm ti do qartësohesh më shpejt, do të ndihesh më i sinqertë, më i qetë dhe dialogu do të jetë më i shëndetshëm mes jush.
Eshtë shumë gjë e bukur që më në fund ti je vërtet i interesuar për dikë dhe më shumë akoma kur gjen kurajon për ta treguar hapur këtë. Gjithsesi, nuk është shumë e shëndetshme t’i dedikohesh vetëm këtij aspekti dhe të ndalosh së jetuari për të parë nëse tërheqja është reciproke. Mos bëj plane sesi duhet të jetë ose jo jeta jote. Mos i kontrollo rrjetet sociale për të parë nëse të ka shkruar apo jo. Mos prish planet me familjen apo miqtë vetëm nga shpresa se do të të ftojë për të dalë. Jetoje jetën sipas dëshirës dhe lër fatin të vendosë çfarë është shkruar për ty. Jo vetë i bën nder shëndetit mendor, por i jep sinjale pavarësie edhe personi tjetër, cilësi që është shumë tërheqëse për këdo.
3. Ji vetja
Duket klishe, por në fakt është thelbi i gjithçkaje. Origjinaliteti do t’ju shpëtojë nëse doni diçka të vërtetë, afatgjatë dhe ta shijoni siç e meritoni. Mos u përpiqni të dukeni apo të jeni ata që s’jeni. Të qënit autentik do t’ju bëjë të dukeni gjithmonë bukur, përballë kujdo qofshi.