Politike
Mercenarizmi medial dhe mafia politike, dy modele kërcënuese për identitetin shterëror e kombëtar të shqiptarëve

Nga Fadil Maloku
Mercenarizmi medial dhe mafia politike, dy modele kërcënuese për identitetin shterëror e kombëtar të shqiptarëve
I.
Demokracia mediale si “kolonizatori” më i sofistikuar i politikës bashkëkohore, sot përmes infuzioneve dhe përmbajtjeve të reja informative në mënyrë radikale po e ndryshon si rolin ashtu dhe amanetin tradicional të ofertave dhe joshjeve publike politike. Në fakt, në kohën tonë mediet kanë “pronësuar”, pothuajse në mënyrë të habitshme dhe të rrufeshme rolin e ndërmjetësuesit (“big social sandwich”) tradicional, që vijëzohej zakonisht; mes “publikut të gjerë” dhe “politikës së pakët”! Partitë politike dhe politikanët e kotit, përmes doktrinës së njohur të spinë doktorëve, po e arrijnë ta kontrollojnë (lexo; manipulojnë) dhe menaxhojnë mjeshtërisht “frymëmarrjen” aktive të opinionit publik të shoqërive transitive.
3. Sa më shumë që mediet publike e reduktojnë diskursin politik (p.sh. për temat madhore të interesit kombëtar e shtetërorë) në një prezantim të thjesht argëtues, aq më shumë i realizojnë pritjet e publikut të gjerë. Sepse, ato në periudhën e transicionit, kur ende nuk janë stabilizuar as “përgjegjësia”, e as “sundimi i ligjit”, e kanë shumë më lehtë të lozin rolin e “viktimës në sandviç”! Injoranca e programuar dhe e financuar nga disa qarqe; antishtetërore e antishqiptare (padyshim!), ca matrapazëve lokal medial e ca mercenarëve tanë politik (që janë bërë “kockë e asht”), kohëve të fundit në gjitha shoqëritë shqiptare në Ballkan, është duke iu dhënë hapësirë enorme mediatike! Shtrohet pyetja, se çfarë po ndodhë në fakt, me këto shoqëri (që nga goja e burokratëve të Brukselit identifikohen si: periferike!)?Kjo tendencë mediale, apo “frymë” tipike antikombëtare, që ndryshe në shkencat sociologjike identifikohet dhe shquhet si mënyra dhe metoda më e sofistikuar e “operacionit” pa dhimbje, për publikun e gjerë naiv dhe ende të pa emancipuar sa duhet politikisht dhe ekonomikisht, ka marr një turravrap mjaft interesant?! Më e keqja, e gjithë këtij “pushtimi” të pahetuar nga publiku i gjerë, por jo edhe nga sociologët dhe ekspertët mediatik qëndron në atë; se përveç kurdisjeve tematike që bëhen me të gjitha mjetet propaganduese (rrjetet sociale, Tv-ët private, në këtë periudhë të transicionit të stërzgjatur!), ato, janë duke i kontaminuar tmerrësisht dhe qëllimisht, pothuajse të gjitha sferat e jetës sonë.
II.
Duke i “skanuar” disa nga këto “norma e vlera imponuese”, kryesisht në mediet dhe rrjetet sociale mbarëkombëtare nga ana e këtyre matrapazëve dhe injorantëve mercenar, ne me “briskun” tonë sociologjik kemi kuptuar që kjo injorancë e programuar dhe orkestruar nga “qendra kibuci”, nuk janë as të rastësishme, e as të paqëllimshme! Nuk janë të rastësishme, shkaku se përsëritjen e “lajmeve dhe temave” (natyrisht; gjithnjë të përzgjedhura me kujdesin maksimal!) që ata i imponojnë publikut të gjerë, pra masës amorfe dhe deri diku naive, e të pa emancipuar politike sa duhet, ia gatuajnë dhe servojnë me do pretekste dhe elokuenca të një trendi e “produkti”, kinse masovik, e global!? Ajo çfarë fillimisht bie në “syzet” tona pa dioptri, janë forma dhe përmbajtja e veprimit të tyre në union, dhe në situata e tema të karakterit shtetërorë e kombëtar!? Si ato që vijnë me etiketa lindore; por, të “promovuar”, nga mercenarët “identitar” shqipfolës!, ashtu edhe ato perëndimore; por, të “prodhuara” nga injorantët vetëmohues të identitetit tonë shqiptar!? Tani, shtrohet pyetja një milionëshe nëse, është në pyetje “testimi” i shkallares së atrofimit të gjykimit tonë qytetar për të kaluarën e pakthyeshme dhe përplot dilema identitare, e hamendje historike, e kulturore; apo, është në pyetje përzgjedhja e mënyrës sonë më të shpejt për t’u “arratisur” nga përditshmëria gjithnjë më e zymtë dhe më e pa perspektivë?!
III.
Të njëjtat “qendra kibuci” e gazetar mercenar, (të trajnuar enkas) me metoda shumë të sofistikuara mediale, rrjeteve sociale, etj., po mundohen që publikut të hutuar dhe të frikësuar t’i “amputojnë” heshtazi dhe me aplikativitet sa më masovik, disa; ligje, norma, rregulla e kode gjëja të reja; sociale (duke rritur qëllimisht dozën e histerisë së “terapisë” publike!); politike (duke na imponuar; hipokritët, injorantët, dhe të korruptuarit, si modele lidershipi!); fetare (duke injektuar kontaminimin në tradita e etnopsikologji antifetare, e antikombëtare!); kulturore; (duke përdorur “shpëlarjen e trurit”, për të krijuar huti dhe konfuzion në publikun e pakënaqur indiferent, me rrjedhat e gjertanishme të pasluftës!); Këshilla ime; Mos bini pre e manipulimit dhe injorancës së tillë mercenare! Debati publik, ka degradua në pothuajse gjitha sferat e jetës aq shumë, sa që të mbushet mendja që jemi në gjendje kolapsimi e kome të thella vlerërore, intelektuale, e kulturore, sa që vetëm “vaksinat e tyre” të reja mendore mediatike, mund të na shpëtojnë si shtendërtimin, ashtu edhe vendin ku po jetojmë! Duke harruar kështu, se në këto hapësira jemi edhe ne do tjerë, që anipse, nuk hyjmë qëllimisht në “k

