Connect with us

Kosova

Merhaba – Welcome, Erdogan mbështet Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit që ka zhvilluar të premten në Stamboll me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se në këtë qytet ka nisur “një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar”.

Në një konferencë për media pas darkës së punës, Kryeministri I Kosovës ka deklaruar se që nga poeti prishtinas i shekullit të 16-të, Mesilu e deri te Sami Frashëri e Hasan Prishtina, Stambolli ka qenë gravitet i popullit shqiptar.

Ai ka thënë se me presidentin Erdogan ka biseduar për raportet miqësore Kosovë-Turqi dhe për mënyrat se si mund të thellohen ato.

Presidenti turk nga ana e tij ka premtuar mbështetje për Kosovën për aspiratën e sa në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ai tha se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në dialogun me Serbinë, nëse i kërkohet.

Erdogan tha gjithashtu se “Turqia, pas SHBA, ishte vendi parë që njohu Pavarësinë e Kosovës, teksa tani janë 117 shtete.

Advertisement