Connect with us

Pinknews

Meritoni e goditi dhe i nxiu syrin? Fation Kuqari nxjerr VIDEON e së vërtetës

Ish-banori i “Big Brother VIP3”, Fation Kuqari ka ndarë me ndjekësit një video të pa transmetuar më parë, një incident që i ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai është rrëzuar në banjë duke lënduar fytyrën. Menjëherë në rrjet u aludua se Fationi mund të jetë zënë me Meriton Mjekiqin, e prandaj Kuqari mori vendimin drastik për të lënë përfundimisht garën për çmimin e madh të BBV.

Mirëpo së fundmi ish-banori ka treguar se i kishte këmbët me ujë dhe ka rrëshqitur në banjë duke i rënë karriges dhe lënduar cepin e syrit.

“Kur unë kam rrëshqitur se i kisha këmbët me ujë dhe i kam rënë karriges me cep të syrit. Kështu që flini të qetë, se as nuk jam zënë me kënd aty dhe as nuk më ka goditur kush…”– shkruan Fationi në postimin e bërë në “Instastory”.

Kujtojmë se përplasja mes Fationit dhe Meritonit ka ndodhur kur ky i fundit ka debatuar ashpër me Rike Roçin, ku bëri dhe një gjest aspak të hijshëm. E kur Kuqari po i kërkonte llogari për veprimin e shëmtuar, moderatori e thirri atë ‘burracak’ dhe ‘hë bukurosh…’.

Pas këtij debati me Mjekiqin i cili në atë kohë ishte dhe në televotim, Fationi u shpreh se nëse ai nuk dilte nga shtëpia e BBV përmes eliminimit, ai vetë do të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Unë kam ndenjur sot shtrirë vetëm për të mos e parë dhe shkëmbyer me atë djalin. Ai nuk më tha thjesht bukurosh, por ishte “hë bukurosh…”, që tregon qartë se ishte provokim. Unë e kuptoj se jemi në një lojë në “Big Brother”, por që unë si Fation e kam vendosur. Prandaj prita edhe pjesën e eliminimit. Nëse nuk do të dilte ai, do të largohesha unë. S’ka të bëjë me atë, më shumë ka të bëjë me disa nga situatat e mija”, u shpreh Fationi pak para se të dilte nga BBV3.

Advertisement