Kosova
Merr fund manovra, Albin Kurti lihet mënjanë/ Amerika negocion me presidenten Osmani

Analisti politik Halil Matoshi, duke komentuar viziten e Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë, tha per median serbe Danas se vizita e Hanrahan përfaqëson një përfshirje më intensive të SHBA-së në situatën në Ballkan, dhe konkretisht në Kosovë. Sipas tij “Administrata Trump po përgatitet të marrë përsipër zbatimin e marrëveshjes se paqes midis dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”
Ai beson se do të ketë një zgjerim të detyrimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit nga viti 2020, e cila do të përqendrohet në ekonomi dhe tregti.
Nga ana tjetër, sipas tij, Prishtina zyrtare do të jetë e detyruar t’i paraqesë Gjykatës Kushtetuese një draft të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë brenda një afati të përcaktuar qartë.
Duke folur për ndikimin e SHBA-së në situatën politike në Kosovë, Matoshi theksoi se koha e Albin Kurtit për manovrim po mbaron dhe shtoi se Uashingtoni tani do të negociojë me Presidenten Vjosa Osmani.
“Kurti padyshim ka vendosur ta çojë Kosoven drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në vjeshtë, qoftë së bashku me zgjedhjet lokale ose menjëherë pas tyre” – theksoi analisti politik

