Politike
Merr fund misteri i listës së PD/ Vetëm 16 kandidatë në zgjedhje
Pak ditë më parë Enkelejd Alibeaj ishte i paqartë se sa kandidatë kishte në garën për zgjedhjet lokale. Por, misteri i listës së PD zyrtare mori fund sapo emrat e te gjithë kandidatëve u morën nën administrim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që i ndihmojë drejtuesin e komanduar demokrat të qartësojë mendimet. Nën siglën e Partisë Demokratike në fletën e votimit do garojnë vetëm 16 kandidat.
Megjithëse bëri një betejë të gjatë për logon dhe vulën e partisë Enkelejd Alibeaj tregoi se nuk ishte gati për “luftë”, pasi dështoi të nxjerrë 61 kandidat duke iu shmangur betejës në 45 Bashki. Ndryshe nga rivalët, lista e PD zyrtare karakterizohet nga emra të pa sprovuar më parë në përballje elektorale ndërsa profili i kandidatëve të PD nuk është politik.
Në Durrës dhe Elbasan, Alibeaj vendosi të mos i bëhet pengesë Berishës, ndërsa Tirana nuk është surprizë tashmë, Roland Bejko sfidon të majtë e të djathtë nën logon zyrtare. Në Bashkinë Mallakastër Agron Kapllanaj kërkon një shans të ri si kryebashkiak.
16 bashkitë ku kandidon Alibeaj:
Bashkia Vau-Dejës Klomentina Drini
Bashkia Dibër Naim Gazidede
Bashkia Mirditë Mark Ruci
Bashkia Kamëz Bilbil Bajraktari
Bashkia Tiranë Roland Bejko
Bashkia Dimal Dritan Sula
Bashkia Kucovë Ilirjan Koxhaj
Bashkia Fier Eriselda Zotaj Celaj
Bashkia Polican Florjan Qama
Bashkia Mallakastër Agron Kapllanaj
Bashkia Patos Pranvera Rizaj
Bashkia Gjirokastër Shemsho Lamaj
Bashkia Këlcyrë Adriatik Spahiu
Bashkia Tepelenë Sokol Guga
Bashkia Finiq Leonidh Papa
Bashkia Sarandë Skënder Muco