Connect with us

Kosova

Merr fund romanca e Kosovës me Perëndimin/ Ja çfarë shkruan gazeta sllovene

Gazeta sllovene “Delo” shkruan se Perëndimi po quan përgjegjës Kryeministrin Albin Kurti për zhvillimet e fundit në veri të Kosovë.

“Kosova, e cila ka qenë nën patronazhin e Perëndimit që nga fundi i viteve 1990, është braktisur së fundmi” – thuhen në shkrimin që mediumi slloven ia ka kushtuar zhvillimeve në Kosovë.

Aty theksohet gjithashtu se nuk ka shenja për përmirësim të gjendjes dhe se Perëndimi akuzon Kryeministrin Kurti për përshkallëzimin e situatës në veri.

“Albin Kurti është nën shenjestrën e kritikave të ashpra nga SHBA-të dhe në një masë më të vogël edhe nga BE-ja, duke thënë se ai është më përgjegjësi për përshkallëzimin, në një atmosfere ku nuk ka shenja përmirësimi”.

Në këtë artikull thuhet se SHBA-ja, tashmë e paimpresionuar me Albin Kurtin “e paparashikueshëm dhe kokëfortë”, po shtrëngon politikën e saj ndaj Prishtinës zyrtare.

Advertisement