Pinknews
Merr fund rrugëtimi i binjakëve Veshaj ne televizion? Pas hatërmbetjeve me..
Për Romeon dhe binjakun e tij kjo verë ka qenë e gjitha e përfshirë me emocione. Pasi mbylli eksperiencën e tij në “Big Brother”, aktori ka preferuar që të pushojë gjatë. Pasi ka kaluar disa ditë në jug dhe në Itali, ai dhe Heidi kanë qenë në Berlin, ku dhe kanë ndjekur koncertin e Justin Timberlake.
Natyrisht që nuk ka munguar as Donaldi, së bashku me Borën, për ta bërë këtë eksperiencë edhe më të bukur. Por teksa jeta sentimentale shkon për mrekulli për binjakët, karriera e tyre në televizion ka bërë disa hapa mbrapa. Formati i tyre “Më lër të flas” është mbyllur përfundimisht, duke bërë që të dy të jenë jashtë ekranit. Kujtojmë se pas daljes nga “Big Brother”, Romeo pati jo pak hatërmbetje me produksionin, për faktin se u rendit i treti në këtë garë, edhe pse përflitej si fituesi shkruan Panorma Plus.
Ai nuk u shfaq në asnjë nga emisionet, për gati 1 muaj, ku edhe theu heshtjen tek Manushi. Aktori u përpoq ta justifikonte këtë mungesë të tij si nevojë për të shkëputur pak nga ekrani pas 4 muajve në “Big Brother”. Por ajo që dihet me siguri është fakti se Romeo dhe produksioni nuk janë ndarë dhe aq mirë. Të njëjtin fat ka pasur edhe Donaldi, që në kohën që i vëllai ishte në “Big Brother” nuk linte pa hedhur disa kunja si për Ledionin ashtu edhe për të gjithë produksionin.
Problemet kanë vijuar edhe kur “Big Brother” është mbyllur, ku Romeo nuk i është përgjigjur disa ftesave, ndonëse pjesëmarrja e tij ishte në kontratë. Kjo ka bërë që raporti i tyre të marrë fund njëherë e mirë, duke mbyllur çdo projekt që kishin së bashku. Por kjo krisje, ka sjellë edhe penalizimin e Heidit. Finalistja e “Big Brother” përflitej se do të ishte një nga personazhet që do ta shihnim në sezonin e ardhshëm televiziv në ‘Top’.
Dhe ftesa e parë mbërriti, ku Manushi e ftoi që të ishte pjesë e “Procesit Sportiv” gjatë kohës së Europianit, por vetë Heidi e refuzoi këtë ftesë. Dhe duket se kjo është ftesa e fundit që konkurrentja ka marrë nga ‘Topi’. Natyrisht që edhe raportet e të dashurit të saj me produksionin, duket se edhe Heidi në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në ekran.
Por, në pikëpyetje është edhe fati i Bora Zemanit. Moderatorja sezonin e shkuar nisi edhe formatin e ri, “Cherry on top”, veç “Dancing with the stars”. Por anulimi i formatit të kërcimit vë në pikëpyetje edhe formatin e ardhshëm për Borën. Kjo për faktin se të shumtë kanë qenë ata se kanë shprehur se emisioni i Borës është një format i parë dhe i përsëritur, si dhe i ngjashëm me formatin e binjakëve. Mbetet për t’u parë nëse organizatorët do ta rikthejnë në ekran sërish këtë sezon të ri Borën. Hedi Baçi e ftuar në emisionin “Top Arena” ka folur për raportin që ka me Donaldin, vëllain binjak të Romeos dhe partneren e tij.
Brenda shtëpisë së ‘BB3’ Romeo Veshaj dhe Heidi Baci nisën një romancë dashurie e cila duket se po ecën mirë edhe jashtë. E pyetur për dashurinë Heidi nuk nguron të na tregojë se është shumë e dashuruar dhe se të dy ata nuk ndahen dot nga njëri-tjetri. Në mes të kësaj bisede, moderatori e pyet Heidin edhe për marrëdhënien që ajo ka me Borën dhe Donaldin. “Bora dhe Donaldi-Romeo dhe Heidi ishin një nga u bënë dy çifte. Rivalë apo miq?”, e pyeti Manushi.
“Miq dhe jam shumë e lumtur, madje as miq, por tamam familje. Jam shumë e lumtur që i dua shumë”. Ndër të tjera, Heidi shton se ka takuar edhe prindërit e Romeos, po ashtu edhe gjyshërit e tij ku thekson se është kënaqur shumë. “Të keqen nëna”, – më thoshte gjyshja, vijon Heidi. Heidi Baçi ka rrëfyer se ndihet më e dashuruar se kurrë me Romeo Veshajn pas daljes nga shtëpia e BBV, ndonëse marrëdhënia e tyre u vendos në pikëpyetje.
Ajo ka treguar se do të jetojnë së bashku në Shqipëri, ndërsa shtoi se familjarët e tyre ende nuk janë takuar pasi prindërit e saj janë në Itali. Sa u përket planeve për martesë, Heidi tha se po pret propozimin nga Romeo Veshaj.
“Ne nuk ndahemi dot. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët aq të futura në Itali, siç është Romeo këtu. E kemi folur dhe unë dua të nxjerr të drejtën time pse ti jo andej dhe unë këtej. Unë jam më tepër tek Shqipëria, sepse më ka pëlqyer. Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në mënyrë më të thellë.
Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte. Kam qenë për drekë tek gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël. Prindërit e mi ende nuk kanë ardhur këtu, por do të shkojmë së shpejti atje, flasim shumë në telefon. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”, – tha ajo në “Top Arena”.
Por pas përjashtimit nga televizioni, dyshja do të shfaqet së bashku edhe në një film. Kjo do të jetë edhe eksperienca e parë e Heidit që do të ketë në ekranet shqiptare. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë. Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëritjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media. Heidi Baci dhe Romeo Veshaj është çifti më i përfolur për momentin. Edhe pse kishte dyshimte të shumta nëse do ta vazhdonin atë që nisën në “Big Brother VIP”, duket se çifti u ka dhënë fund këtyre aludime pasi në shumë dalje janë parë bashkë.
Pothuajse gjithë verën çifti është parë bashkë, ku kanë qenë vende te shumta ku kanë shkuar. Disa herë vetëm dhe disa herë në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, çifti është shfaqur më i lumtur se kurrë. Ndryshe nga pjesa tjetër e banorëve, daljet në ekran të Romeos dhe Hedit kanë qenë të rralla, por më shume kohë kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje, Romeo nuk harroi të çonte Heidin edhe të shtëpia e gjyshërve, ku me shaka i tha Hedit të bëjë kafe. Por si është marrëdhënia e Romeos me prindërit e Hedit, sidomos me babi Gentin?
Heidi dhe Romeo ishin këto ditë në Itali dhe sigurisht përveç talljeve që bën Romeo me komshijet e Hedit, nuk mund të mungonte dhe takimi me prindërit e saj. Duket se tashmë historia e dashurisë së çiftit është konsoliduar dhe tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse t’u hyjnë projekteve që kanë për filmin.