Connect with us

Aktualitet

Merret vendimi, gjykata lë në burg Vangjush Dakon

Gjykata Speciale ka lënë masën arrest me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Dako akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave.

Ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Ish-kryebashkiaku kërkoi lirim përmes garancisë pasurore, por kjo nuk u pranua nga gjykata.

Advertisement