Connect with us

Kosova

Mes lotësh, Anita kujton dërgimin e Ramush Haradinajt në Hagë: Ishte shumë e dhimbshme

Momenti i arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shenjuan jetën e bashkëshortes së tij, Anita Muçajt, që kujton mes emocionesh periudhën e vështirë.

Në një intervistë ekskluzive në “S’e Luan Topi”, Anita kujtoi se e mësoi lajmin për dorëheqjen e Haradinajt nga drejtimi i qeverisë, përmes televizionit.

“Duke u marrë me djalin, nuk i kisha ndjekur lajmet dhe e kisha lënë me një shoqe për të dalë për drekë. Ndërkohë, shoh në televizor që Ramushi dha dorëheqjen. Nuk e besova, mora producentin e lajmeve ku punoja, i thashë a jam unë sonte në lajme. Më tha ‘në orar po, por nuk ka nevojë të vish’. Aty e kuptova që ishte e vërtetë”. 

Rruga drejt Hagës dhe dorëzimit i Haradinajt te autoritetet ishte një traumë e madhe për Anitën.

“U nisëm më pas drejt Hagës. Kur shkuam atje, nga një përcjellje me makina të kryeministrit, futet një shtet të të vërë prangat, është e dhimbshme. Aty nisa të qaj”.

Kjo periudhë, kujton ajo, ishte edhe më e vështirë pasi mësoi se e ëma vuante nga kanceri dhe duhet të bënte një ndërhyrje të ndërlikuar.

“Po atë ditë, kisha përcjellë edhe mamin në spital, sepse ishte e sëmurë me kancer dhe të nesërmen do hynte në operacion”.

Advertisement