Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Mes tensioneve në veri, Vuçiç takohet me ambasadorin rus: Diskutuam për terrorin në Kosovë të organizuar nga Kurti

Mes tensioneve në veri të Kosovës, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Vuçiç i ka bërë me dije ambasadorit rus, se në Kosovë dhe Metohi po kryhen spastrime etnike brutale të organizuara nga Albin Kurti.

“Një bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Federatës Ruse, Alexander Bochan-Kharchenko. Mirënjohës që i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E informova Bocan-Harçenkon për faktin se në Kosovë dhe Metohi po bëhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Aljbin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, shkroi Vuçiç në Instagram, raporton mediat ruse Ria Novosoti. Takimi po mbahet në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Median i Presidentit të Republikës.

Advertisement