Connect with us

Kosova

Mesazh i qartë nga takimi Trump-Vuçiç/ Nuk imponohet zgjidhje, ‘hani kokat’ e bini dakord

Duke folur per takimin e mundshem mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut serb Aleksander Vucic, studiuesi i Institutit për Studime Evropiane, Petar Milutinoviq, u shpreh se takimi i pritur sugjeron mundësinë e diplomacisë personale, e cila ishte një tipar i mandatit të parë të Trumpit.

“Marrëdhëniet personale të udhëheqësve mund të lehtësojnë zgjidhjen e disa pikave të diskutueshme, duke përfshirë nyjën e Kosovës ose çështjet ekonomike që lidhen me bashkëpunimin rajonal. Megjithatë, sfida për Serbinë do të jetë nevoja për të harmonizuar lidhjet e saj tradicionale politike me Rusinë dhe bashkëpunimin ekonomik me Kinën me interesat e qarta gjeopolitike të Uashingtonit, gjë që do të kërkojë menaxhim të aftë diplomatik të politikës së ekuilibrit”, beson Milutinoviç.

Ai tha gjithashtu se në momentin aktual ndërkombëtar – kur bota është me syte nga lufta në Ukrainë, shtrëngimi i marrëdhënieve midis fuqive të mëdha dhe vënia në pikëpyetje e rendit global – marrëdhëniet e mira me SHBA-në kanë rëndësi strategjike.

“Gjatë mandatit të tij, Trump ia delegoi Ballkanin Perëndimor të dërguarit të tij në atë kohë, Richard Grenell, i cili punoi pothuajse ekskluzivisht në projekte ekonomike dhe iniciativa infrastrukturore, me një mesazh të qartë se ‘ne nuk do të imponojmë zgjidhje – le të bien dakord palët’. Gjithashtu, kjo qasje lë mundësinë e veprimit jashtë institucioneve dhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë, gjë që hap mundësi të reja krahasuar me qasjen tradicionale të establishmentit. Megjithatë, një qasje e tillë ka edhe të metat e saj, pasi nuk mbështetet në Bashkimin Evropian dhe shpesh konkurron me “Brukselin”, gjë që pengon integrimin evropian të Serbisë” – deklaroi  Milutinoviq duke shtuar: – “Ballkani Perëndimor është një çështje periferike për Uashingtonin, por nuk është i parëndësishëm. Ai shihet përmes prizmit të rendit më të gjerë të sigurisë evropiane, si dhe ndikimit të Rusisë dhe Kinës.

Advertisement