Pinknews
Meshkujt kanë frikë të më afrohen
Fjodora Fjora është ndër moderatoret e cila prej vitesh është pjesë e ekraneve shqiptare.
Ajo prej kohësh flitet për jetën private për një lidhje të re. E ftuar në “Natën me Aulonën”, gazetarja tha se ishte në një periudhë njohje me dikë, madje një njohje në distancë dhe ende është, por nuk i ka dhënë akoma një “emër” marrëdhënies që ata kanë dhe statusi i saj për momentin mbetet single.
Në lidhje me këtë të fundit, Fjodora tha se “fajin” në lidhje me këtë e kanë meshkujt, duke treguar se edhe nëse njeh dikë pas të cilit “cmendesh”, kupton që ata nuk duan të impenjohen dhe i tremben kësaj gjëje, çka e bën edhe shumë të vështrë për të që nisë një histori ashtu si duhet.
Meshkujt nuk duan të impenjohen, mund të thonë nuk kam pse rris fëmijën tënd.