Sport
Mesi shfaqet në një serial argjentinas
Lionel Mesi ka debutuar si aktor në një serial argjentinas, “Los protectores”.Sulmuesi pjesë në një skenë argëtuese 5-minutëshe, në të cilën takohet me tre përfaqësuesit e futbollistëve. Ata flasin mbi një projekt për të mbështetur të rinjtë që luajnë për klube të ndryshme në Evropë.Në fund ylli argjentinas ngre dolli me përfaqësuesit duke e përmbyllur kështu pjesën e tij në serialin që filloi të transmetohej të dielën e kaluar në “Star+”.