Connect with us

Kosova

Mesiç: Vuçiç s’ka pse shqetësohet, marrëveshja me Kosovën e Shqipërinë është për mbrojtje

Marrëveshja e arritur mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes ka marrë shumë vëmendje dhe ka nxitur reagime të shumta, sidomos në Serbinë e Aleksandër Vuçiqit.

Ka qenë vetë kreu i shtetit serb që i ka dhanë dramë gjithë ngjarjes. Duke folur në Bruksel pas takimit me Sekretarin e NATO-s, Vuçiq kishte bërë përpjekje për ta paraqitur marrëveshjen si një zhvillim kundër Serbisë. Ndërkohë që Ministria e Puënve të Jashtme e Serbisë kishte thënë se do t’iu kërkonte llogari Kroacisë dhe Shqipërisë për këtë marrëveshje me Kosovën.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç ka thënë se marrëveshja mes  Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes është një marrëveshje e mirë, teksa dhe ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, s’ka pse shqetësohet meqë marrëveshja në mes të këtyre tri shteteve është për mbrojtje, me mundësi që t’i bashkohen edhe shtete të tjera.

Ndaj reagimeve të Serbisë për marrëveshjen kanë reaguar edhe krerët e shtetit kroat. Kryeministri Andrej Plenkovic ka thënë se për bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë nuk e pyesin Serbinë.

Më herët edhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiç, i ishte përgjigjur Serbisë në reagim, duke thënë se “ka kaluar koha kur Zagrebi është dashur ta pyesë Beogradin se çfarë mund të bëjë e çfarë jo” dhe ka shtuar se “ajo kohë nuk do të kthehet kurrë”.

Advertisement