Connect with us

Politike

Meta: Banda e Rilindjes rriti kostot e jetesës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka risjellë sërish në vëmendje deklaratat që bëri dje në një intervistë ku pohoi se 14 maji do të jetë dita e ndryshimit.

Ai përmes një mesazhi në ‘Facebook’ theksoi se shqiptarët po vuajnë largimin e fëmijëve nga vendi, duke shtuar se ‘banda e Rilindjes rriti kostot e jetesës’.

MESAZHI I METËS
Beteja jonë është për ekonominë dhe kundër shpopullimit. Kjo nuk është një betejë vetëm për opozitarët, por për të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë shqiptarët sot vuajnë largimin e fëmijëve të tyre dhe rritjen e kostos së jetesës për shkak të korrupsionit të Bandës së Rilindjes.
Prandaj Ndryshimi është domosdoshmëri, prandaj Ndryshimi është i pandalshëm dhe fitorja në 14 Maj do të jetë fitorja e të gjithë qytetarëve.
Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱
#PartiaLirise #BashkeFitojme #Shqiperia #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

Advertisement