Connect with us

Politike

Meta: Çmimet do të bien kur populli të ngrihet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë të qartë objektivin kryesor të partisë së tij, që është rrëzimi i Edi Ramës.

“Ne do të bëjmë çdo gjë. Çmimet do bienë kur populli të ngrihet. Dhe populli do të ngrihet. Askush nuk ka pse të shqetësohet nga konferencat dhe denoncimet. Çdo denoncim është bërë me fakte, me prova dhe jo për qëllime politike. Është në interes të lartë të qytetarëve. Do të vazhdojmë çdo ditë, jo vetëm të bëjmë denoncime. Ora e shtetit po vjen, e ligjit po vjen.”, tha Meta.

Nga selia e PL-së, Meta lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama dhe bordit të caktimit të ccmimit të karburantit.

“Jemi sëbashku me deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që bordi i rrjepjes së shqiptarëve, që përmes çmimeve spekulative të naftës po iu bën shqiptarëve të thjeshtë. Është e qartë që kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele me të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi në vendin tonë nuk reflektohet. 221 lekë në Shqipëri nafta. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, por vetëm këtu punohet për funksion të oligarkut Rama dhe ogiçeve të tij. 50% ulje të akcizës për naftën në Shqipëri, U bë kaq kohë që janë propozuar nga opozita, nga partia e Lirisë, siç është pezullimi i taksës së qarkullit, por asnjë respektim”, tha Meta.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kërkua nga qeveria që të shkrijë menjëherë Bordin e Transparencës në mënyrë që t’i hapet rruga uljes së çmimit të naftës në vend, pasi në bursë një fuçi po tregtohet me çmimin e para luftës.

“Që në 9 mars të këtij viti, 7 muaj më parë kemi dërguar një projektligj në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë. Por në funksion të këtij organizimi mafioz as nuk është marrë në diskutim. E dimë shumë mirë se mund ta marrin dhe rrëzojnë se kanë dhe votat por kaq i fortë është urdhri i mafias sa as nuk e kanë diskutuar. Ndërhyrje te taksat ka bërë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, SHBA dhe BE. Mekanizimi ka dy rrugë, shkrirjen e menjëhershme të Bordit mafioz të mafias dhe ndërhyrjen te taksat”, tha Vasili.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *