Politike
Meta: Drejtësia shqiptare në kthetrat e Ramës
Partia e Lirisë ka denoncuar qeverinë ujësjellësin e Memaliajt në Tepelenë.
“Si vidhen si pronë personale paratë e milionët e eurove të qytetarëve të thjeshtë. Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memaliaj, invesim 4 miliardë, i vili është bërë publik fillimi i punimeve më 7 prill, pak ditë para fushatës elektorale të 25 prillit 2021. Çuçi deklarojnë se ky investim po fillonte dhe ka shkuar ta inspektojnë. E patë vetë tabelën e madhe. Në fakt Rama siç dihet grabitqar dhe hajdut, shkon të inauguroj një investim që s’ka mbaruar akoma. Ku e vërtetoni ju? Me dokumentin e agjencisë të prokurorimit publik. Fituesi shpallej me datë 9, ata shkuan në datë 7. Kontrata për të filluar punimet është lidhur më 9 qershor, 2 muaj e gjysmë më vonë. Tenderat nuk ekzistojnë. Me datë 7 kanë filluar inaugurimin. Ministri i Brendshëm deklarojnë se kanë lidhur kontrata, ndërkohë që është lidhur 2 muaj e gjysmë më para. Kjo ishte nga më rastet më flagrantet”, tha Vasili.
‘Nuk është kjo çështje më e rëndësishme, Shqipëria është çdo ditë në protestë, e vetmja protestë që s’duhet të ndodhë është largimi i shqiptarëve nga vendi. Për ta lënë këtë vend pa mbrojtje. Ky është vendi i shqiptarëve dhe zgjidhja nuk është emigrimi.
Sipërmarrja shqiptare është në këtë gjendje sepse nuk ka më garë dhe tenderë.’- tha Meta
Kreu i partisë së Lirisë në një konferencë për mediat tha se drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama. Meta u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në nismat opozitare që t’i kthejnë vendit rendin kushtetues.
“Nuk është faji im që nuk besoj, i kemi dhënë shumë besim drejtësisë kur kemi parë që është kapur me fyt nga Rama. Zgjedhja e kryeprokuroret. Jemi përpjekur t’i japim kurajo që të dalë nga kthetrat e Tiranës, i kemi dhënë fakte, denoncime, prova konkrete, nuk është faji jonë nëse ajo vazhdon të qëndrojë në kthetrat e Ramës. Drejtësia është monopol i popullit të Shqipërisë. Shpresoj të mos Shkojmë në një kurs të përplaset populli me drejtësinë. Drejtësia do përplaset me këtë dhunues të ligjeve që shkel hapur ligjet shpërdoron detyrën, barazinë në tendera. Drejtësi ka patur dhe ka në çdo kohë. Drejtësia që do vijë do e lartësojë këtë vend. Kush dëshiron të bëhet pjesë e drejtësisë që vjen është i mirëpritur dhe i nxitur të bëjë punën e tij”, tha Meta.
Denoncimi për ujësjellësin e Memaliajt/ Meta: Ky s’është rast i veçantë do nxjerrim edhe të tjera! Pazaret bëhen më përpara
Ua kam thënë që përgjigjet e Ramës do jenë para ligjit, me firmat, provat dhe ligjet e tij, s’do falsifikojmë asnjë.
Rasti më i shkëlqyer, kur partia dhe shteti shkrihen në një, partia vendos që do të nisin në 7 prill punimet. Fillon puna, del në Tv ndërkohë formalisht letrat bëhen për tenderin më vonë dhe për kontratën bëhen pas 3-4 muaj në qershor. Këtu është vrarë shteti i së drejtës, është vrarë merita, konkurrenca etj.’- tha Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u është përgjigjur gazetarëve nëse ka ndryshuar emrin apo jo, pasi kërkesës së SPAK ndaj gjendjes civile. Meta tha se nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin, është dhe do të mbetet Ilir Rexhep Metaj.
“Të jeni shumë të qartë, kam qenë dhe jam do jem do jemi ilir Rexhep Metaj, i lindur më 24 mars në Çepan të Skraparit dhe skam asnjë arsye që jo vetëm të mos jem krenar për emrin dhe mbiemrin tim për gjithçka që kam bërë deri më sot. Përkundrazi fëmijët kanë arsye të jenë edhe me krenarë në të ardhmen, edhe për babin e tyre”, tha Meta.
Në kuadër të hetimeve për skandalin e lobimit në SHBA, Spak i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës, si edhe gjendjes civili certifikatën e tij. Gjendja civile i ka kthyer përgjigje SPAK, ku thotë se Meta nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin dhe e ka Metaj.