Connect with us

Politike

Meta humb qetësinë dhe i bie tavolinës me grusht: Jemi si Bajo Topulli, doni ta provoni…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa fliste këtë pasdite në mbledhjen e Kryesisë, ka humbur qetësinë, teksa tregonte se është tentuar që t’i mbyllnin llogaritë bankare.

Duke përplasur disa herë dorën mbi tavolinë dhe duke ngritur zërin Meta tha se edhe nëse ia bllokojnë llogaritë, nuk bllokojnë dot Partinë e Lirisë.

“Unë jam detyruar t’ua them juve, pa ekspozuar bankën… në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë? Ja dhe e bllokuan llogaritë, do bllokojnë PL? Ilir Metën? Do fshehin aferat? Të Lulzim Bashës dhe Ramës? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz, PL… ne kemi parimet e Bajo Top! Kaq! Ta dinë mirë ata”, tha Meta ndër të tjera.

Advertisement