Connect with us

Aktualitet

Meta i përmendi votën/ Basha i përgjigjet ashpër

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta lidhur me situatën brenda partisë, për të cilën është shprehur se kryedemokrati, Lulzim Basha është përgjegjës për humbjet e opozitës dhe se drejtimi i PD nuk mund të mbahet me polici, duke iu referuar protestës së 8 janarit.

‘Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.’- shkruan PD.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *