Politike
Meta: Këlliçi ka planet e duhura sesi të zgjidhë problemet e Tiranës
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së Saukut. Teksa u njoh me problematikat e tyre, Meta tha se 14 maji do të jetë dita që do të kthejë Bashkinë e Tiranës në shërbim të qytetarëve.
Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se plani i kandidatit të opozitës Belind Këlliçi është një nga arsyet pse ai duhet votuar, pasi jep zgjidhje për një sërë problemesh që ka kryeqyteti sot.
Teksa krahasoi listën e Këshillit Bashkiak të propozuar nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ai tha se ajo është si nata me ditën me atë të palës tjetër që është e mbushur me drejtorë që duhet të shkojnë në SPAK.
Kreu i Partisë së Lirisë garantoi banorët e Saukut se këshilltarët e Partisë së Lirisë dhe opozitës do të jenë zëri tyre në parlamentin e qytetit për ta sjellë Bashkinë e Tiranës më afër qytetarëve.