Connect with us

Politike

Meta: Kush fle në demokraci zgjohet në diktaturë

Ilir Meta gjatë fjalës së tij në hapjen e kampit verorë të Partisë së Lirisë në Jalë, u është drejtuar të rinjve duke u thënë se para tyre kanë një njeri që është i specializuar në shembjen e diktaturave, duke paralajmëruar se rrëzimi i qeverisë do të jetë shumë i shpejtë.

“Mua më pëlqen të luaj në ekip, të luaj për ekipit, fitoren e  kemi të padiskutueshme”, tha ai mes të tjerash.

“Do bëjmë që demokracia jonë të lëvizë, të mos bjerë më në gjumë, një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë, dhe të rinjtë janë fuqia më e madhe për ta çuar demokracinë para, për të shembur këtë diktaturë të kalbur, të droguar, e një sekti përves që s’ka normë, që është gati të nxjerrë në shitje çdo interes të kombit tonë.

Ndërsa ne jemi të vendosur dhe të qartë, asnjë minutë kohë nuk duhet ti lëmë kësaj qeverie gangsterësh që mendon se përmes frikës mund të shkatërrojë të ardhmen e vendit tonë dhe të na largojë të rinjtë nga Shqipëria. Kjo histori ka përfunduar. Mua më pëlqen të luaj në ekip, të luaj për ekipit, fitoren e  kemi të padiskutueshme. U është prishur fytyra, shikojini fytyrënxirët e Shqipërisë, të jeni të sigurt që në vitet që vijnë do e kenë shumë të vështirë të vinë në këto zona, kur të dëgjojnë bëmat e tyre, dhe llogarinë para drejtësisë për ato që kanë bërë, para jush është një njeri që është rritur dhe është specializuar për përmbysjet e diktaturave, kështu që në këtë betejë që kemi nisur bashkë nga 25 korriku, të jeni të sigurt se duke bashkuar zemrat, ëndrrat, ne do ta bëjmë Shqipërinë jo vetëm një vend plotësisht demokratik, por një vend shumë më të gëzueshme, më të jetueshëm ”, tha Meta.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *