Politike
Meta: Mesazh i qartë, Ramën e pret fati i Millosheviç
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se në shtator do të ketë një angazhim total të opozitës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Në një intervistë për Fax News, Meta deklaroi se mesazhet janë dhënë te qytetarët për rikthimin e demokracisë te ta. Po ashtu ai shtoi se Rama do të largohet njësoj sic u largua Sllobodan Millosheviç në Serbi.
“Në shtator do të presim një angazhim të plotë të opozitës. Partia e Lirisë që nga 25 korriku është me kapacitet të plotë. Shqipëria ka nevojë shumë nga opozita e vërtetë për të rritur besimin, seriozitetin e saj për përkushtimin drejt një ndryshimi, përmbysjes së këtij sistemi të kalbur. Mesazhet janë dhënë të qarta në rikthimin e demokracisë dhe kthimin e fuqisë së qytetarëve. Ne jemi këtu për ti dhënë atë dimension të munguar opozitarizmit në vend dhe ne jemi për ti dhënë fuqinë e vërtetë popullit të Shqipërisë dhe jemi këtu për të udhëhequr në ndryshim që do ti japë fund personalizimit të pushtetit dhe kapjes nga një klikë e ngushtë, jo vetëm sot, por përgjithmonë. Në bashkëpunim me popullin, i cili është i vetëdijshëm që nuk ka pasur. Ramovici e di që nuk ka legjitimitet, prandaj bën edhe marrëzira të tilla. Ai do të rrëzohet sic e meriton. Me vendosmëri për ti kthyer legjitimitetin popullit shqiptar dhe institucioneve tona. Si iku Milloshevici, pavarësisht se këtu kemi të bëjmë me një rast më të thjeshtë,” tha Meta.