Connect with us

Politike

Meta në burg/ Berisha “merr masat”, prezent edhe vetë në mbledhjen e Kryesisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të marrë pjesë me video-konferencë në mbledhjen e sotme të Kryesisë. Mbledhja do të nisë në orën 18.00, por nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i demokratëve për arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta vetëm pak orë më parë. Para mbledhjes së Kryesisë, në selinë e PL-së shkoi ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Ky i fundit ka diskutuar me kolegët e opozitës.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në orën 18:00 mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike ku do të ketë fjalën LIVE kryetari i PD, Sali Berisha. Mbledhja do të shpërndahet me link për të gjitha mediat. ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çomo janë lënë në “detyrim paraqitje”.

Advertisement