Connect with us

Aktualitet

Meta në ‘lakun’ e CEZ-DIA, Karamuço: Disa persona kanë dëshmuar, do fillojnë të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona.

Karamuço u shpreh se hetimi do shkojë drejt fundit.

“Unë mendoj që nuk bëhet fjalë për një person që ka dëshmuar, por disa persona, përveç Kastriot Ismailajt. Është shtuar radha e personave që i janë bashkëlidhur dëshirës dhe thirrjes së SPAK për të dëshmuar dhe për të zbërthyer nga frika, se mos ishin edhe ata pjesë e hetimit, dhe për të dalë nga radarët e këtij institucioni. Ky hetim do të shkojë drejt fundit dhe do të marrë dënim, sepse tani jemi në fazën e komunikimit të akuzës. Ne bëjmë deduksione. Është rënduar opozita dhe ka filluar kundërofensiva. Mbase nuk janë të atij niveli që shiten”, theksoi ai.

Advertisement