Connect with us

Politike

Meta në SPAK/ A keni frikë për ndonjë firmë që mund t’iu çojë në burg?

Ilir Meta ka qëndruar sot për tri orë në SPAK, ku është pyetur për aferën ÇEZ-DIA.

Gjatë prononcimit të tij për mediat, ku nuk pranoi të ketë lidhje me këtë çështje, Meta u pyet dhe nëse ka frikë nëse ka hedhur ndonjë firmë që mund ta çojë në burg.

Meta zgjodhi t’i përgjigjegj shumë shkurt duke thënë “mos mo hajde mo”.

Keni frikë për ndonjë firmë që mund të sjellë arrestimin tuaj?

Mos more! Unë kujtova se hetimi lidhej me denoncimet e miapër korrupsionin që është evident. Ta dinit do të vinit? Po patjetër, do të vija për çdo gjë. Unë mendoj që është zbardhur dhe është një proces fare absurd.

Advertisement