Connect with us

Politike

Meta në TikTok: Konventa Kombëtare e PL-së, vendime…

Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë sot në rrjetin social TikTok një video me të rinj ku ka lajmëruar se nesër do të mbahet Konventa Kombëtare Zgjedhore e Partisë së Lirisë.

Meta paralajmëroi se do të diskutohet e merren vendime të rëndësishme për vendin.

“Nesër do të takohemi në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë, në mënyrë që të diskutojmë e të marrim vendime të rëndësishme për Shqipërinë që u përket të rinjve”, tha Meta.

Advertisement