Connect with us

Politike

Meta nga qelia: I lumtur që kam promovuar me shumë pasion bukuritë e vendit tonë

 Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar në rrjetet sociale një foto nga Aplet në veri të vendit. Krahas fotos Meta shkruan se është i lumtur që i ka promovuar me shumë pasion dhe energji bukuritë e mrekullueshme dhe fantastike të vendit tonë.

Ai shton se do të bëjë gjithçka që këto bukuri të mund të shihen dhe të gëzohen nga të gjithë shqiptarët. Në fund ai fton qytetarët që të votojnë koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe kandidaturën e tij si deputet.

POSTIMI:

Ju uroj një fundjavë të mbarë me pamjet madhështore të Alpeve tona.

Jam i lumtur që i kam promovuar me shumë pasion dhe energji bukuritë e mrekullueshme dhe fantastike të vendit tonë të dashur.

Do bëjmë gjithçka që këto bukuri të mund të shihen dhe të gëzohen nga të gjithë shqiptarët.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

Advertisement