Politike
Meta nuk mori mandat në zgjedhjet e 11 majit/ Kryemadhi e prerë: E kam mbyllur atë hesap!

Deputetja aktuale e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është pyetur nga gazetarët para SPAK në lidhje me situatën e zgjedhjeve pasi ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta nuk arriti të merrte një mandat. Kryemadhi tha se nuk dëshironte të komentonte dhe se e kishte mbyllur atë “hesap”.
“Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën! E kam mbyllur atë hesap”, tha ajo.
Më 11 prill 2025 Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar. Pas 27 vitesh martesë me njëri-tjetrin, Gjykata e Tiranës e ka zgjidhur martesën e tyre, duke i ndarë.
Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj. Padia për divorc ishte ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta.

