Connect with us

Politike

Meta ‘paqe’ me Kim, çfarë diskutuan në takim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Edhe pse mes tyre ka pasur vazhdimisht tensione, duket se janë lënë pas. Meta shkruan se ka diskutuar me Kim, mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA.

Reagimi i Metës:

Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Advertisement