Connect with us

Kronike

Meta: PD të bashkohet kundër Rames

Kreu I partisë së Lirisë, Ilir Meta në daljen e tij të parë këtë të premte për vitin 2023 ka kërkuar bashkimin e Partisë Demokratike në funksion të 14 majit.

Gjatë një konference me gazetarët, Meta tha se ky vit do cilësohet si viti i ndyshimit dhe se qëllimi i dy partive është parandalimi i varferise dhe shpopullimit te vendit.

Kryetari I PL-së shtoi se Rama kurrsesi nuk do pranojë garën e barabartë në zgjedhjen e 14 majit, por shprehet i sigurtë se kjo qeveri goditjen përfundimtare do e ketë nga qytetarët shqiptarë.

I pyetur për Paketën e madhe prej 8 miliardë lekësh para zgjedhjeve të 14 majt, gjë që nuk kishte ndodhur as gjatë kohës së covidit, Meta tha se është vecse një pilulë mashtruese elektorale me zero impakt nga ana e qeverisë së Rilindjes.

Advertisement