Connect with us

Politike

Meta: Pensionistët dhe invalidët prioritet kryesor për PL-në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur këtë të diel se mbështetja për pensionistët dhe invalidët do të jetë prioritet kryesor i Partisë që ai drejton.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se ka nisur një tur takimesh nga fshati Kozare në Kuçovë, dhe shton se shumë shpejt do të depozitojnë në Kuvend nismat ligjore.

“Mbështetja për pensionistët dhe invalidët do të jetë prioritet kryesor i Partisë së Lirisë. Shumë shpejt në Kuvend do të paraqesim nismat tona ligjore. Kënaqësi të nisja turin e takimeve nga Kozara”, shkruan Meta.

Advertisement