Connect with us

Politike

Meta poston videon nga Vjosa: Lumi i fundit i egër në Europë do të mbrohet deri në fund

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po shijon fundjavën në lumin Vjosa.

Me një mesazh në Facebook, Meta shprehet se Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë dhe do të mbrohet deri në fund.

Postimi i i presidenti të PL-së, Ilir Meta:

Nga Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, ju uroj të gjithëve një mbrëmje relaksuese dhe të freskët!

Mirënjohje të gjithë aktivistëve, akademikëve e shkencëtarëve vendas dhe të huaj, 36 organizatave mjedisore, autoriteteve të BE, si dhe aktorit të jashtëzakonshëm Leonardo DiCaprio, për ndërkombëtarizimin e mbrojtjes së kësaj trashëgimie natyrore kombëtare dhe europiane nga projektet shkatërrimtare, korrupsioni, arroganca dhe marrëzia ‘rilindase’ që synonte ta tjetërsonte!

E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!

Advertisement