Connect with us

Politike

Meta: Rilindja nuk zgjedh njerëz për vizionin, por shërbëtorë

“Modeli i krijuar në Tiranë e qeverisjes qendrore është edhe këtu, modeli i arrogancë, diskriminimeve politike ndaj qytetarëve dhe mungesës së transparencës. Me fitoren e koalicionit edhe në këshillin e bashkisë së Lezhës do kemi mundësinë të instalojmë një model afatgjatë të përkushtimit dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. Kandidatët tanë superiorë sepse kanë dalë nga një proces me në qendër vullnetin e anëtarësisë. Rilindja nuk zgjedh njerëz për vizionin, por shërbëtorë që më pas t’i përdorin për të firmosur, si në rastin e inceneratorëve. Modeli ynë është i uljes së taksave, jo i rritjes së tyre në mënyrë arbitrare. Jam i bindur se pas 14 majit do i bëjmë të qartë çdo qytetari të Lezhës resurset e këtij qyteti dhe do marrim mendimin e tyre për veprat në këtë qytet. Simpatizantët e PL jam i bindur se do të votojnë në mënyrë bindësi kandidatin e “Bashkë Fitojmë”. Koalicioni ynë është një koalicion afatgjatë, jo vetëm për zgjedhjet e 14 majit, dy shtyllat janë çrrënjosja e monizmit dhe referendumi”, tha Meta.

Advertisement