Politike
Meta: Shteti ka detyrim ndaj bandave, kërcënon qytetarët
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se qeveria Rama ka detyrime ndaj bandave pasi sipas tij i përdor për të blerë vota dhe për të shantazhuar qytetarët.
Gjatë një takimi me gratë e Partisë së Lirisë, Meta u shpreh se të rinjtë po ikin gjithnjë e më shumë nga ky vend pasi nuk shohin dot të ardhme në një vend që nuk ofron siguri dhe stabilitet. Meta u ndal dhe tek situata e rëndë e krijuar nga plehrat në Shijak ku akuzoi kreun e bashkisë dhe qeverinë pasi sipas tij tentuan ta fshihnin ngjarjen duke arrestuar dikë për djegie gomash.
Ilir Meta: Takojmë çdo ditë gra që thonë edhe fëmija i fundit iku në Gjermani apo Angli. Ikën sepse nuk mund të jetonin këtu, nuk mund të martoheshin këtu, nuk përballohet jeta këtu me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse. Ikëm thonë shumë gra të tjera të reja për hir të fëmijëve, për shkollat qetësinë dhe sigurinë. Shqipëria është një vend me statistikat më të errëta. Ka vite që nuk rriten pagat dhe pensionet. Nëse do të ishin rritur pagat dhe pensionet, nuk do të vidhej në këtë mënyrë. Plehrat në Shijak digjen gjatë natës, në pabësi që njerëzit të mos i shikojnë. Kjo që ndodh në Shijak, ndodh edhe në shumë bashki të tjera. Kjo është tipike një qeverisje mafioze. Sa e morën vesh që do shkoja unë, se bëra postimin, çuan një zjarrfikëse dhe arrestuan një se kishte djegur gomat e makinës. Është një shtet i kapur, jo thjesht një kryetar bashkie i papërgjegjshëm. Ky është nje shtet që ka detyrime ndaj bandave, sepse i përdor për të vjedhur votat, i përdor për të kërcënuar qytetarët.