Connect with us

Politike

SPAK dhe Rama bashkë për të vjedhur zgjedhjet

 Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se qeveria e Ramës është duke bashkëpunuar me SPAK në mënyrë që të mbulojnë aferat e Rilindjes. Gjatë fjalës së tij në protestën për inceneratorin e Tiranës, Meta thekoi se qeveria Rama me lekët e marra nga qytetarët po kërkon që të vjedhë dhe zgjedhjet lokale. Po ashtu, Meta theksoi se denoncimet për aferat e inceneratorëve janë bërë 4 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, por askush nuk ka vepruar, pasi Rama bleu mediat.

“Inceneratori i Tiranës nuk ekziston. Zoto i ka marrë firmat nga të moshuarit në azile, nga të vdekurit dhe nga barinjtë në male. Kanë kaluar 558 ditë nga denoncimi me fakte i kësaj afere kriminale dhe ajo ende vazhdon sepse Edi Rama dhe larva e tij kanë kapur për fyti drejtësinë. Edhe sot e kësaj dite janë në hetime paraprake. Është e qartë që ka një koordinim perfekt midis SPAK-ut dhe rilindjes që të vidhen edhe zgjedhjet vendore dhe që pas të kapet ndonjë bedel dhe të thonë që drejtësia funksionon. Kështu ndodhi dhe me ministrin dhe me deputetin. Denoncimet u bënë 4 muaj përpara zgjedhjeve por nuk u mor asnjë veprim, pasi duheshin lekët e inceneratorëve për të vjedhë votat dhe blerë mediat. Ndaj jemi sot këtu dhe do të vijmë përsëri pdhe jo vetëm këtu dhe do të shkojmë në çdo skenë krimi për tu bërë të qartë të gjithëve se nuk do të shpëtojnë dot nga çdo krim që kanë bërë, për tu bërë të qartë që drejtësia është e popullit dhe askush nuk do të shpëtojë nga firmat që ka hedhur”, tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë.

Advertisement