Connect with us

Politike

Meta: Sulm i hapur, jam i pastër si bora

Kryetari i Partisë së Lirisë,Ilir Meta u shpreh ditën e sotme se figura e tij është e pastër. Në konferencën për mediat, Meta tha se autoriteti është aneks i qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

“Këtu nuk ka lidhje autoriteti i Dosjeve me mua, kush e pengoi atë të më thërriste dhe të jepja sqarime. Unë jam hetuar dy herë nga komisionet  e mëparshme dy herë, por ka bërë edhe një deklaratë që në rast se gënjej dhe nuk kam qenë bashkëpunëtor si e përcakton ligji marr përsipër përgjegjësi penale. Autoriteti është aneks i qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Si mund të nxjerrësh të dhëna që janë sekret dhe ja çon Kuvendit dhe pas tri ditësh i deklasifikon. Pra aty është vënë dorë. Ka pasur tre persona me iniciale I.M. Në regjistër na vinin emrin e babait që mësuesit të mos na ngatërroni. Kush i kërkoi autoriteti verifikimin e Ilir Metës, çfarë urgjence kishte. Kishin bërë gati një projektligj si shpjegohet kjo. Për të gjitha shkeljet duhet të përgjigjen penalisht sepse janë bërë pjesë e një manipulimi. Kanë tromaksur edhe kryetaren e Kuvendit, që nuk u tromaks kur falsifikuan edhe firmën e Gramoz Ruçit.‘- tha Meta.

Advertisement