Connect with us

Aktualitet

Ilir Meta në gjyq e quajti Monikën Dumdumane

Klodiana Lala ka treguar detaje të reja nga ajo që ka ndodhur në seancën gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se Meta nuk ka sulmuar vetëm Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë, por ka etiketuar edhe Monika Kryemadhin duke e quajtur “dumdumane”.

Lala tha se ka një përpjekje të Metës për të fajësuar Kryemadhin, siç e tregon edhe mesazhi që ai ka shkruar nga burgu ditën e sotme.

Gazetarja dha detaje për qëndrimin e Metës në burg dhe takimet që ka zhvilluar me familjarë.

“Kam një qëndrim lidhur me mesazhin. Kam parë përpjekje të tij për tu distancuar nga akuzat dhe për të anatemuar gjithë personat që kanë dëshmuar. Do të preferoja që ish presidenti të mos anatemonte ish bashkëshorten. Ka një përpjekje të Metës për të shfajësuar veten dhe për të fajësuar zonjën Kryemadhi.

Kanë jetuar sëbashku, Monika është nëna e tre fëmijëve, kanë bashkëjetuar në politikë. Përpiqet gjatë të gjithë kohës, që të shkarkojë përgjegjësinë dhe të bëjë përgjegjëse zonjën Kryemadhi. Ish Presidenti duhet të flasë me një gjuhë tjetër.

Vetëm ditën e sotme ësthë takuar me familjen. Ka qenë motra e tij, djali dhe njëra nga vajzat. Zoti Meta nuk është më në qelinë e observimit. Pas 48 orësh atje, është dërguar në sektor ku qëndron me disa persona të tjerë, kryesisht ish zyrtarë të lartë dhe ish funksionarë të policisë. Ka patur kërkesa legjitime, ka kërkuar laps dhe letër, komunikimet me njerëzit e tij i ka përmes letërkëmbimit.

Ka kërkuar ambjent për t’u stërvitur. Një televizor. Ka kërkuar të dalë në të njëjtën kohë në ajrim me personat e tjerë, por nuk është lejuar për momentin, sepse nuk mund të lejohet pa u kuptuar situata, mund të krijohen incidente.

Gjatë kësaj kohe nuk ka shfaqur asnjë problematikë shëndetësore. Nuk ka ngritur asnjë pretendim.

Kam folur me zotin Gjokutaj, më ka konfirmuar që nuk është zbardhur vendimi që pastaj të apelohet. Problemi është që në rastin konkret, ne kemi ish presidentin dhe deputeten e PL, që janë atje për të njëjtën gjë, të njëjtin thelb, por qëndrimi i tyre në raport me sallën e gjyqit, është i ndryshë, dhe armiqësor.

Në debatin që ka patur në sallën e gjyqit me prokurorët, ka patur irrimit edhe të Monika Kryemadhit. Ka thënë Dumdumani, dëgjoni këtë “dumdumanen tjetër”, çka bëri që zonja Kryemadhi të largohej menjëherë. Pra akuzohen për të njëjtën gjë”, tha Lala.

Advertisement