Politike
Meta thirrje Putin-it: Ndalo aktet barbare
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për aktet e mizorisë rusëe në Ukrainë, pasi së fundi një varr masiv u gjet në Izium
Meta thotë se këto janë prova të gjenocditi rus ënë Ukrainë, dhe thekson se të tilla akte duhet të ndalen menjëherë.
Reagimi i plotë:
Dënoj me ashpërsi aktet tronditëse të mizorisë së makinerisë vrasëse të Rusisë në Isjum dhe rajone të tjera Ukrainës.
Varret masive, civilët e masakruar, torturat, përdhunimet dhe keqtrajtimet e civilëve të pafajshëm janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton prej muajsh në Ukrainë, në shkelje flagrante të të drejtat ndërkombëtare humanitare dhe Konventës së Vjenës. Të tilla akte barbare dhe çnjerëzore duhet të ndalen menjëherë!