Kronike
‘Metamorfoza’/ Arrestohet në Itali Aleks Ndreka! Leksi i Druve u prangos në aeroportin e Malpensas në Milano
Milano- Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve.
Burime konfirmojnë se lezhjani është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë.
Ai ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” ndërmarrë vitin e kaluar, korrik 2023, dhe ndaj tij ishte marrë masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.
Policia e Shtetit informoi se 47 vjeçari u arrestua provizorisht në Milano me qëllim për tu ekstraduar në Shqipëri.
Si rezultat i informacionit të siguruar për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, nga Policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja në Milano, Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit Aleks Ndreka, 47 vjeç.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vijon bashkëpunimi me homologët në Itali, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit Aleks Ndreka, në Shqipëri, informoi sot policia e shtetit.
‘Metamorfoza’
Pas dosjes që mbërriti nga Franca me mesazhet e zbuluara të aplikacioneve SKY dhe ENCRO, Më 23 korrik 2023 GJKKO me kërkesë të SPAK firmosi 15 urdhërarreste duke zbuluar grupin e strukturuar krimilal pjesë e të cilës ishte dhe biznesmeni shkodran Pëllumb Gjoka.
Mes të arrestuarve ishin Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali, ish shefi i operacionales, Oltion Bistri dhe ish prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, kurse në kërkim u shpallën Aleks Ndreka, Behar Bajri, Ervis Martinaj, Elion Hato, Denis Brajoviç, Bardhyl Mavraj
Mësohet se Ndreka ka pasur rol për të siguruar informacione për vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licilit dhe Genc Tafilit. Është kontraktuar nga Prekë Kodra me të cilin bashkëpunon me qëllim konstatimin dhe ekzekutimin e Dulit, Licit dhe Tafilit.
Më 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç, Aleks Ndreka i shpëtoi atentatit duke u plagosur me plumb në gjoks. Në 2024 sipas hetimeve të SPAK rezultoi se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”.
Më pas në Mars 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati falë xhupit me pupla
Dyshohet se Aleks Ndreka (Aleksandër Doda) ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka. Kjo pasi kishte dyshime se Ardian Nikulaj dhe Deda kishin mundësuar futjen e Durim Bamit për të ekzekutuar vëllain e ish-politikanit, Aleksandër Ndoka.