Connect with us

Kosova

Metamorfoza e Albin Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se shefi i qeverisë, Albin Kurti ka pësuar metamorfozë të thellë.

Për këtë ndryshim karshi Zajednicës dikur, e Asociacionit sot, ai thotë se e ka pyetur disa herë kryeministrin e Kosovës, por kurrë nuk ka marrë përgjigje.

Ai gjithashtu theksoi se kostoja e kundërshtimit të Asociacionit nga Kurti kur ishte në opozitë, u ka kushtuar jetën dhe karrierën disa të rinjve

“Teksa Kurti është në Qeveri si kryeministër, kërkesat dhe ambiciet e tij janë më të pakta sesa qëndrimet dhe kërkesat e Kosovës në këto tri vitet e fundit” – tha Arben Gashi

“Ajo që Albin Kurti ka pranuar publikisht është një marrëveshje e quajtur marrëveshje evropiane, më herët franko-gjermane, si një zgjidhje e ndërmjetme, pra që nënkupton në një të ardhme afat mesme, ne do të fillojmë prapë të bisedojmë me Serbinë për statusin finale të Kosovës që unë mendoj se është rrezikshme nëse në këtë fazë jepet asociacioni pastaj do të kërkohet dhe do të ketë kërkesa të tjera dhe sa më shumë” – tha Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Advertisement