Connect with us

Aktualitet

‘Mi kontrollo pak këta shqiptarët’/ Italianët mund të kenë “hakeruar” edhe Policinë e Shtetit

E keqja e përbashkët, mes Italisë dhe Shqipërisë është një grup hakerash! Databaza e policisë shqiptare mund të jetë “hakeruar” nga agjencia “Equalize srl” në pronësi të presidentit të “Fondazione Fiera Milano”, Enrico Pazzali dhe administruar nga ish-superpolici italian Carmine Gallo.

Sipas mediave italiane, në disa nga përgjimet më të fundit: ato, që datojnë pak para arrestimit të tij, Gallo ka komunikime me një ish-polic shqiptar, 50-vjeçarin Artimond Jaupaj, banues pranë Vareses.

Në vitin 2022, për shembull, ishte Jaupaj ai që drejtoi “6-7 burra në dy ekipe” për të ndjekur dhe regjistruar në mënyrë të paligjshme bankierin e “JP Morgan”, Alessandro Gatto, në një restorant. Jaupaj i ka dërguar dhe një email me “emrat e 4 shqiptarëve“, ndërsa Gallo i shkruan: A mund të më njoftoni nëse kanë lidhje me krimin e organizuar shqiptar?

“Patjetër, mirë, tani i dërgoj tek kontaktet e mia në Shqipëri, i them “mund t’i kontrolloni këta emra këtu për mua?”. Ata hyjnë në sistem dhe marrin vesh gjithçka kanë pasur,”-i shkruan shqiptari, ndërsa Gallo e falenderon dhe i bën të qartë se do të paguajë shërbimin.

Biseda “veçanërisht interesante” për prokurorin italian Francesco De Tommasi është për t’i bërë njerëzit të kuptojnë “eksfiltrimin (vjedhjen e të dhënave – ed) e mundshëm nga databazat e policisë në Shqipëri. Rezulton se ish-polici Artimond Jaupaj kishte një agjenci investigative afër Milanos. Pak ditë më parë “La repubblica” ka raportuar se hakerat kishin arritur të deportonin informacionet sekrete të policisë, informacione politike, si dhe tek informacionet qe lidheshin me dosjet penale të qytetarëve, me qëllim shantazhimin.

Por kush është Carmine Gallo?

Carmine Gallo, 65 vjeç, ishte ndër të parët që hetoi dhe luftoi ‘Ndrangheta’ në Lombardi. Ai tani akuzohet për komplot kriminal që synon aksesin e paautorizuar në një sistem kompjuterik. Gallo ka qenë gjithmonë një inteligjent dhe i vendosur në hetimet e tij. Ndër sukseset e tij ishte zgjidhja e vrasjeve të Maurizio Gucci dhe Maria Teresa Procacci. Megjithatë ditën e djeshme ai u arrestua me urdhër të prokurorisë së Milanos.

Advertisement